Doganierët: Gati të vendosemi në veri
23/08/2011 09:10
Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, ka drejtuar akuza të
rëndë në adresë të misionit të BE-së në Kosovë, për shkak se ka lejuar
kontrabandimin e mallrave nga veriu.
”Ajo çfarë EULEX ka mundur të bëjë në dy pikat kufitare në veri e nuk e ka bërë ka qenë ushtrimi i fuqive ekzekutive. Buxheti i Kosovës nga këto dy pikat doganore ka humbur mbi 115 milionë euro”, ka deklaruar Huruglica, bën të ditur RTK.
Sipas tij, dogana është e gatshme të vendoset në dy pikat kufitare në veri, në çfarëdo kohe dhe kur t’i kërkohet asaj.
Top Channel