Riker, përfaqësuesi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi
22/08/2011 12:00
Diplomati Filip Riker do të përfaqësojë Qeverinë amerikane në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Lajmin e bën të ditur RTK.Në këtë proces, më herët ka qenë i përfshirë Thomas Countryman, por ky është nominuar për një post tjetër nga Presidenti Obama.
Ndërkaq, në ekipet negociatore të Kosovës, Serbisë dhe BE-së nuk ka ndryshime. Raundi e ri i dialogut Kosovë –Serbi do të vazhdojë më 2 shtator në Bruksel.
Top Channel