Sot kancelarja gjermane Angela Merkel nis vizitën në Kroaci. Të martën
Merkeli pritet në Beograd. Para vizitës Merkeli ka kërkuar rifillim të
dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Në mesazhin javor përmes videos, kancelarja gjermane, Angela Merkel është fokusuar tek vizita e saj në Kroaci dhe Serbi. “Të hënën dhe të martën unë vizitoj një rajon, i cili në vitet e shkuara ka qenë pjesë e shumë kryetitujve në Evropë. Do të shkoj në Kroaci dhe më pas në Serbi”, tha Merkel.

Merkel shprehet se të gjithë ende i kujtojmë me siguri konfliktet e tmerrshme që kaluan vendet e ish-Jugosllavisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA