Gjirokastër, pranga një personi për zjarrvënie

22/08/2011 11:20

Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës ka njoftuar arrestimin e një
shtetasi banues në fshatin Mashkullorë të komunes Cepo në Gjirokastër.

Ky shtetas më datën në vendin e quajtur Heremec dhe Bregu i Mullirit të Babait, poshtë fshatit Mashkullorë, i ka vënë zjarrin një sipërfaqje kullote në pronësi të tij, me qëllim rigjenerimin e kullotës. Por si rezultat i erës së fortë zjarri i ka dalë nga kontrolli dhe për pasojë zjarri është përhapur në disa drejtime duke përfshirë një sipërfaqje shumë të madhe kullote ku janë djegur dhjetra hektarë kullotë.

Por zjarri ka rrezikuar seriozisht edhe disa shtëpi në hyrje të fshatit Mashkullorë, ku me ndërhyrjen e forcave të Policisë, të një automjeti zjarrfikës si dhe të dhjetra banorëve është bërë e mundur shpëtimi i banesave. Si pasojë e zjarrit janë djegur pemë frutore, Dardhë, Mollë, Kumbulla si dhe Qershi në pronësi të banorëve të fshatit Mashkullorë.

Me gjithë ndërhyrjen e punonjësve të policisë, të një automjeti zjarrfikës, si dhe të banorëve, zjarri nuk është shuar, por ka vazhdur në faqen e Malit të Gjerë duke djegur kullotë, barë dhe shkurre. Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 11 shtetas në flagrancë për zjarrvënie si dhe janë proceduar penalisht 19 shtetas të tjerë. Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër iu bën edhe një herë thirrje të gjithë barinjve dhe banorëve të fshatrave të komunave në Qarkun tonë që të tregojnë kujdes, të mos shkaktojnë zjarr në kullota si dhe ata persona që kanë për qëllim djegin e kullotave për rigjenerim e tyre të heqin dorë, pasi kjo është vepër penale dhe do të përgjigjen ligjerisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA