Serbët e veriut penguan sërish hetimet e EULEX-it për djegien e pikës kufitare në Jarinjë.

KFOR-i bëri të ditur se me urdhër të prokurorit, policia e EULEX-it shkoi në fshatin Postenjë të Leshakut për të hetuar në një buldozer që dyshohet të jetë përdorur për djegjen e pikës kufitare me 27 korrik.

Por hetuesit u bllokuan në rrugët kryesore për Mitrovicë nga serbët lokalë. EULEX-i i shoqëruar nga KFOR-i provoi të gjeje një rrugë tjetër, por hasi në një tjetër bllokadë të serbëve.

Hetuesit e EULEX-it pas një marrëveshjeje me serbët, morën me vete buldozerin për të vazhduar hetimet.

Një burim i afërt me zhvillimet tha se kjo nuk është hera e parë që EULEX-i i shoqëruar nga KFOR-i tenton që të hetojë për ngjarjet në veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA