Ka përfunduar në barazim 2-2 supersfida e javës së parë në Raiffeisen Superligë, ajo mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Edhe pse është një nga skuadrat që ka bërë më shumë përfocime gjatë merkatos së verës, Vëllaznimi nuk ka arritur të triumfojë ndaj rivalëve direkt për titullin kampion dhe për më shumë nuk ka mundur të gëzojë 6000 tifozët në shkallët e stadiumit.

Gjakovarët shënuan të parët me Fatih Karahoda, në minutën e 4-të. Avantazhi i vendasve nuk zgjati shumë pasi Sejdiu barazoi në minutën e 20, goli i parë për të me fanelën e skuadrës së Prishtinës.

Me rifillimin e lojës, gjakovarët arrijnë të zhbllokojnë sërish rezultatin. Në minutën e 52, mbrojtësi Fisnik Papuçi shfrytëzoi mjaft mirë një gabim në mbrojtjen kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë.

Edhe këtë herë gëzimi i tyre zgjati pak, pasi 11 minuta më vonë ishte Ilir Berisha ai që barazoi shifrat.

Përpjekjet për të shënuar golin e fitores nuk sollën asnjë rezultat duke bërë që të dyja skuadrat të ndajnë nga 1 pikë.

Lepenci debutoi me fitore në Superligë, duke mposhtur 1-0 Gjilanin. Me fitore e ka nisur këtë sezon edhe Drita, skuadra tjetër që është ngjitur në Superligë. Golat e Osmanit dhe Ramizit i kanë dhënë fitoren 2-0 Dritës përballë Lirisë.

Kampioni në fuqi, Hysi ka shkatërruar 4-0 KEK-un, duke dhënë sinjale se është pretendenti kryesor edhe për këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA