Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj u ka bërë thirrje vendeve
anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik, që të njohin pavarësinë e
Kosovës.

Hoxhaj, sipas RTK-së, tha se 81 shtete e kanë njohur Kosovën dhe theksoi se janë vendet islame që ende nuk e kanë njohur pavarësinë. Ndërkaq, duke shtuar se një nga përpjekjet më të mëdha është anëtarësimi në BE dhe OKB, Hoxhaj vuri në dukje se janë duke u bërë përpjekje për krijimin e marrëdhënieve të forta me këto organizata.

Hoxhaj tha po ashtu se pretendimi që Rusia dhe Kina janë duke mbështetur Serbinë nuk reflekton realitetin, por se këto vende e mirëkuptojnë situatën e Kosovës së pavarur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA