Familja e gjeneralit Ratko Mlladic, i kërkuar për krime lufte, ka paditur shtetin serb për sekuestrim ilegal të pasurisë.

Konkretisht, bashkëshortja Bosilka dhe i biri Darko pretendojnë se u janë konfiskuar padrejtësisht 14.540 euro, gjatë bastisjes së shtëpisë më 22 shkurt të vitit 2010.

Avokati i familjes Mlladic, Milosh Shaljic, i cili ka ngritur padinë, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë bazë ligjore për konfiskimin e shumës në fjalë.

Ratko Mlladic vazhdon të jetë personi më i kërkuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit gjatë luftrave në Ballkan. Arrestimi i tij është vendosur si kusht nga disa vende të BE-së për anëtarësimin e Serbisë.

Kjo e fundit deklaron se po bën përpjekje por nuk po arrin të lokalizojë vendndodhjen e gjeneralit, ndërsa “New York Times” shkruante pak kohë më parë se ai fshihet në një nga lagjet kryesore të Beogradit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta