E shtuna është gdhirë e shokuar për banorët e Beogradit. Një person i
panjohur ka therur me thikë dhjetë persona në festivalin e birrës që
organizohet tradicionalisht në muajin gusht, ndërkaq në një incident
tjetër kur një mburojë e reklamave ka rënë janë lënduar edhe tetë
persona të tjerë.
Siç është bërë e ditur tre persona janë të lënduar rëndë, ndërsa një shtetase e huaj ka lëndime të rënda në kurriz dhe në qafë.Policia ende nuk ka bërë të ditur numrin e saktë të personave të lënduar për shkak se mendohet që shumë persona kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe janë larguar për në shtëpi.
E tërë ngjarja ka filluar pas mesnatës kur disa persona në radhë janë paraqitur tek ndihma e parë të lënduar nga thika në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa edhe rreth orës 05.00 të mëngjesit ka ndodhur një rrahje masive. Beerfest është një festë ku kompanitë kryesore të birrës, ofrojnë birrë krahas koncerteve të shumta dhe gjysma e qytetit paralizohet për shkak të numrit të madh të vizitorëve. Por, kësaj radhe disa ditë para përfundimit, nata ka ngjarë në një masakër.
Top Channel