Duket se me të drejtë zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës besojnë pa rezervë në ekipin mbrojtës që sipas tyre do ta shpëtojë edhe njëherë ish kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj.

Ish-komandanti i zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe gazetari Juliane Assange i cili me publikimet e tij prishi qetësinë e diplomacive botërore, mund të mos jenë takuar asnjëherë, por ata tashmë ndajnë diçka të përbashkët.

Është avokati Ben Emmerson i specializuar në ligjin ndërkombëtar dhe vendas të drejtave të njeriut, të drejtën ndërkombëtare dhe penale kushtetuese e publike, vazhdon ta përfaqësojë ish komandantin e UÇK-së në Hagë sikurse që së fundi është bërë zëri mbrojtës i Julian Assange në proçesin gjyqësor kundër tij.

Biografia e Ben Emmerson e përshkruan atë si një avokat shumë të zotin në profesionin e tij, i cili punon në të njëjtën kompani ligjore me avokaten Cherie Blair, bashkëshortja e ish kryeministrit Britanik Tony Blair.

Ben Emmerson ka qenë avokat kryesor në më shumë se 25 çështje që kanë kaluar në Gjykatën e Strasburgut, si për, ashtu edhe kundër qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar përfshirë këtu disa vendime historike në dekadën e fundit.

Biografia e tij po kështu flet për fitoren në rastin e Ramush Haradinajt në prill të vitit 2008-s ku pas një gjykimi disa vjeçar, Haradinaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Pjesë e ekipit mbrojtës është po kështu Rodney Dikson dhe Michael O’Reilly. Ky i fundit është koordinator i ekipit mbrojtës që prej fillimit.

Punën e tij në Kosovë, në fakt Michael O’Reilly e nisi si drejtor i NDI për Kosovën. Por e braktisi këtë pozitë për të punuar si këshilltar i Ramush Haradinajt në kohën kur Haradinaj drejtonte qeverinë e Kosovës.

Dhe duket se do të mbahet mend si koordinator i ekipit që do të mbrojë luftën e UÇK-së para Gjykatës së Hagës, veçanërisht luftën në zonën e Dukagjinit e cila komandohej nga Ramush Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA