Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka vendosur që të largojë
nga Policia e Kosovës, Bratisllav Kragovic, komandanti i stacionit
policor në Leposavic, Radomir Radosavlevic, komandanti i stacionit
policor në Zveçan, si dhe komandantin e stacionit policor në Zubin
Potok, Zoran Milkovic.

Kjo pasi ata kanë refuzuar një takim që i kishte thirrur Rexhepi, për t’u dhënë atyre mundësinë ligjore të kthimit në polici, por jo në pozitat që ata kishin.

Pas refuzimit nga ana e tyre, sipas Telegraf, Rexhepi ka kërkuar nga Zyra ligjore e Policisë që përfundimisht këta tre zyrtarë të mos jenë pjesë e Policisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA