Priten njohje të tjera të pavarësisë
19/08/2011 08:20
Priten të tjera njohje të pavarësisë së Kosovës dhe sinjalet pozitive
vijnë nga zyra e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behxhet
Pacolli.
”Zyra e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli ka kënaqësine t’ju njoftojë për zhvillimet e fundit shumë pozitive, në aspektin e njohjeve për Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, nga një numër i madh i komunitetit të shteteve të Karaibeve”, thuhet një njoftim.
Ashtu siç keni qenë të informuar në vazhdimësi lidhur me aktivitetet lobuse të ish-Presidentit të Republikës së Kosovës dhe zëvendëskryeministrit të parë Behxhet Pacolli, këto aktivitete po vazhdojnë të japin rezultatet e tyre tashmë.
Top Channel