
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko që po mbahet në burg, nën akuzat për abuzim me pushtetin, ka kërkuar leje për një
ekzaminim mjekësor rreth disa simptomave që janë shfaqur kohët e fundit.
Zyrtarët e partisë së saj, thanë se ajo është ndjerë keq në sallën e gjyqit dhe gjyqtari e ka shtyrë gjykimin e saj deri të hënën.
Avokati i Timoshenkos, Juri Sukov, ka kërkuar nga gjykatësi që mjeku privat i Timoshkenos ta kontrollojë atë dhe t’i bëjë analizat, duke thënë se ajo ka “simptoma shqetësuese dhe të cuditshme”.
Oleksandër Turqinov një ndihmës i Timoshenkos, tha se shëndeti i Timoshenkos “është përkeqësuar me shpejtësi”, të mërkurën dhe sipas tij asaj i kanë shpërthyer enët e gjakut në të gjithë trupin.
Top Channel