20 vjet nga shpërbërja e BS-së

19/08/2011 13:20

Sot mbushen 20-vjet nga fillimi i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Anëtarët e linjës së fortë të Partisë Komuniste, më 19 gusht, 1991, u përpoqën të marrin pushtetin nga presidenti sovjetik, Mikhail Gorbaçov, i cili kishte nisur reforamt për ruajtjen e sistemit njëpartiak në Bashkimin Sovjetik.

Grusht-shteti u mund pak ditë më vonë, më 21 gusht, pas organizimit të rezistencës popullore, përfshirë dhe atë të Boris Jelcinit, i cili u bë presidenti i parë i Federatës post-Sovjetike Ruse.

Pas shembjes së grushtit të shtetit, Gorbaçovi, i dobësuar u rikthye në pushtet. Por, ngjarjet e gushtit 1991 janë parë si “incident kyç”, që çoi në shpërbërjen formale të Bashkimit Sovjetik, në dhjetor të vitit 1991.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA