Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se pikat kufitare në veri
të vendit janë nën kontroll duke theksuar se atje nuk ka kontrabandë.
Sipas Kosovapress, Thaci ka deklaruar se për herë të parë në historinë e vendit, vija kufitare me Serbinë kontrollohet nga vajzat dhe djemtë e Kosovës, të cilët garantojnë integritetin territorial të shtetit.
Komentet e Thacit u bënë sot gjatë një vizite që u ka bërë bizneseve në komunën e Gjilanit.
Thaci: Nuk ka më kthim prapa
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi shprehet se do të vazhdohet me normalizimin e gjendjes në Mitrovicë. Për Kosovën nuk ka kthim mbrapa në gjendjen e mëparshme, ndërsa EULEX-i nuk ka arritur te shtrije autoritetin ne gjithë territorin e vendit.
“Prej dy vitesh negociohet per hapjen e gjykates ne veri dhe ne kete drejtim nuk ka ndodhur asgje.Deshtimi i EULEX-it nuk do te thote sukses per Kosoven, prandaj suksesi i EULEX-it nuk varet vetem nga deklarimet por nga bashkepunimi i ngushte, konkret me institucionet kosovare qe e kane ftuar EULEX-in per zbatimin e misionit te tij”, eshte shprehur Thaçi, ne nje interviste per Deutsche ëelle.
Thaci siguron se do te vazhdohet me normalizimin e gjendjes ne Mitrovice dhe thekson se per Kosoven nuk ka kthim mbrapa ne gjendjen e meparshme.
Kryeministri theksoi se pret bashkepunim te frytshem ne realizimin e misionit te perbashket per rend dhe ligj ne gjithe territorin e Republikes se Kosoves.
Top Channel