Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi shprehet se do të vazhdohet me
normalizimin e gjendjes në Mitrovicë. Për Kosovën nuk ka kthim mbrapa në
gjendjen e mëparshme, ndërsa EULEX-i nuk ka arritur te shtrije
autoritetin ne gjithë territorin e vendit.

“Prej dy vitesh negociohet per hapjen e gjykates ne veri dhe ne kete drejtim nuk ka ndodhur asgje.Deshtimi i EULEX-it nuk do te thote sukses per Kosoven, prandaj suksesi i EULEX-it nuk varet vetem nga deklarimet por nga bashkepunimi i ngushte, konkret me institucionet kosovare qe e kane ftuar EULEX-in per zbatimin e misionit te tij”, eshte shprehur Thaçi, ne nje interviste per Deutsche Welle.

Thaci siguron se do te vazhdohet me normalizimin e gjendjes ne Mitrovice dhe thekson se per Kosoven nuk ka kthim mbrapa ne gjendjen e meparshme.

Kryeministri theksoi se pret bashkepunim te frytshem ne realizimin e misionit te perbashket per rend dhe ligj ne gjithe territorin e Republikes se Kosoves.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA