Kancelarja gjermane Angela Merkel javën e ardhshme do të vizitojë
Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi për të diskutuar çështjet rajonale dhe
lidhjet e vendeve të Ballkanit me Bashkimin Evropian.

Ajo pritet te mberrije në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, të hënën. Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se do të takohet me kryeministren Jadranka Kosor dhe presidentin Ivo Josipovic. Kroacia kohët e fundit përfundoi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pritet t’i bashkohet BE-së në vitin 2013. Kroacia këtë vit shënon 20 vjetorin e pavarësisë.

Më vonë në të njejtën ditë, delegacioni gjerman do të shkojë për vizitë në Beograd. Të martën kancelarja gjermane do të takohet me kryeministrin serb Mirko Cvetkoviç, presidentin Boris Tadiç dhe ministra të qeverisë për të diskutuar mbi kërkesën e Serbisë për të filluar negociatat për anëtarësim në BE.

Kryeqyteti i Malit të Zi, Podgoricë, është ndalesa e fundit e turneut ballkanik të kancelares Merkel.Ajo do të udhëtojë me një delegacion 60 anëtarësh të përbërë kryesisht nga biznesmenë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA