Kosova njihet nga Republika e Beninit dhe arrin kështu në 80 numri i shteteve të botës që e njohin shtetin më të ri evropian.

Zv/kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, konfirmon zyrtarisht njohjen, që u bë e ditur nga zyra e tij në orët e para të ditës së sotme.

Njohja nga Benini i është dorëzuar sot zv/kryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, nga Presidenti i Beninit, Yayi Boni, gjatë një takimit zyrtar.

“Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të zotit Pacolli në kuadër të diplomacisë së tij në shtetet veç e veç”, bëjnë të ditur në zyrën e zv/kryeministrit të parë kosovar dhe paralajmërojnë se gjatë ditës do dërgojnë edhe notën verbale të njohjes.

Aktivitetet lobuese të zotit Pacolli do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë e Burkina Fason. Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo. Benini ka një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash katrorë, me rreth 9 milionë banorë.

Pacolli konfirmoi dyte me pare zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës se Republika e
Guinesë Conakry dhe Republika e Nigerit, janë shtetet e radhës të cilat e
kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Këto njohje vijnë pas aktivitetit të dendur lobues të zëvendëskryeministrit Pacolli,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA