Vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës për vënien e masave të reciprocitetit ndaj prodhimeve serbe, ka ndikuar që biznesi vendor të ketë rritje të prodhimit.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi të enjten një kompani për prodhimin e lëngjeve në Gjilan e cila thotë se ka rritur prodhimin për 36 përqind pas vënies së masave të reciprocitetit.

“Këto dy pika kufitare, tani zona të kufizuara ushtarake, do të vazhdohet me implementimin e plotë të axhendës së planifikuar të respektimit të masave të reciprocitetit dhe në atë çështje nuk do të ketë asnjë dilemë, asnjë pikëpyetje së nëse do të respektohet apo jo. Në anën tjetër dëshiroj të theksoj se përpos detyrimit të angazhimit për kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31, më lejoni të theksoj se vendimi i 25 korrikut për marrjen në kontroll nga forcat e Kosovës të vijës kufitare mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë po ndodh për herë të parë pas 12 vitesh”, deklaroi Thaçi.

Kryeministri nga ana e tij inkurajoi prodhuesit vendas për punën e palodhshme dhe të shkëlqyeshme në prodhimin e produkteve vendore.

“Kemi një rritje prej 36% për shkak të këtyre masave”, është shprehur Erton Nomani, pronar kompanie.

Kryeministri Thaçi ishte i shoqëruar edhe nga ministri kosovar i Bujqësisë Blerand Stavileci dhe kryetari i komunës së Gjilanit “Qemal Mustafa”.

Ministri i Bujqësisë tha se ministria që ai drejton do të vazhdojë të ndihmojë agrobizneset përmes granteve.

Ndërkaq kryetari i Gjilanit, Qemal Mustafa, i cili ka thënë se ky është një shembull i mirë i punës, pasi që kompania në fjalë ka të punësuar mbi 100 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA