Ish-kryeministri i Kosovës dhe komandanti i UÇK-së për Zonën e
Dukagjinit, Ramush Haradinaj nesër do të dalë para Gjykatës së Hagës, per t’u perballur me akuzen e krimeve te luftes gjate konfliktit te viteve 98-99.

Fillimisht fjalën e tyre do ta paraqesin prokuroria dhe mbrojtja. Ndërkaq të premten do të nisë shqyrtimi kryesor, gjatë të cilit do të paraqiten dëshmitë kryesore.

Në një prononcim për ‘Express’, cituar nga RTK, avokati Michael O”Railly është i bindur se Haradinaj do të shpallet i pafajshëm.

Avokati shpreson se beteja e dytë e liderit të AAK-së me Hagën do të përfundojë në nëntor ose dhjetor.

Edhe partia e Haradinajt beson në pafajësi të liderit të saj. “Ne besojmë në drejtësi dhe duke besuar në të, jemi të bindur se Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm”, ka thënë Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së AAK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA