Në kampin republikan janë ndezur motorët për përzgjedhjen e kandidatit apo kandidates që do të vihet përballë presidentit Obama në zgjedhjet e vitit 2012.
Por bashkë me garën mes disa kandidatëve kanë nisur edhe gafat. Gafa e radhës ishte e asaj që mendohet se mund të jetë presidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara, Michelle Bachmann.
Bachmann gjatë fjalës së saj në Karolinën e Jugut, vendlindja e Elvis Presley-t, “uroi të gjithë të pranishmit për ditëlindjen e Elvis Presleyt”, pikërisht në ditën kur ylli i rokut vdiq.
Gafa u kap nga disa prej të pranishmëve që u munduan të korigjojnë kandidaten duke thënë se Elvis kishte përvjetorin më 16 gusht dhe jo ditëlindjen, të cilën e ka më 8 janar.
Por kjo nuk ishte gafa e parë e Bachmann. Në fakt ajo njihet për mungesë njohurie në fushën e kulturës. Gjatë qershorit ajo quajti Uaterlonë në Ioua si shtëpia e aktorit John Wayne, duke e ngatërruar me atë të serial killerit, John Wayne Gacy.
Top Channel