“Vulatâ€, Gjelic: Të gatshëm të bisedojmë në Bruksel
17/08/2011 01:05
Ndërsa embargoja kundër produkteve serbe vazhdon në Kosovë, Beogradi bëri të ditur se në bisedimet me Prishtinën që do të rinisin në 2 shtator në Bruksel, do të kërkojë të gjendet një zgjidhje për cështjen e vulave doganore kosovare.
Serbia nuk i njeh vulat doganore të Kosovës qe sollën si rrjedhojë vendosjen e masave të reciprocitetit edhe nga qeveria Prishtinës.
Zv/kryeministri për Integrimin Europian, Bozhidar Gjelic tha se në këto bisedime do të kërkojë një zgjidhje për vulat doganore. Ai theksoi se ka njerëz që duan të dëmtojnë imazhin e Serbisë në Europë dhe botë.
Mediat serbë kanë paraqitur idenë e vulave të dyfishta në kufijtë me Kosovën që është refuzuar nga Prishtina.
Top Channel