Seanca në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Avokati i Rexhep Selimit thotë fjalën e fundit: Prokuroria s’ka asnjë provë. Të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet në shtëpi
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi vlerësoi se sfida
kryesore në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mbetet veriu i
Kosovës i cili kontrollohet nga strukturat paralale serbe.
Në raportin vjetor, Komiteti vlerësoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të mbetet unike në qëndrimin kundër ndarjes së Kosovës.
Me vendosjen e pikave doganore nën kontrollin e KFOR-it dhe ndalimin e kthimit në gjendjen e mëhershme janë krijuar kushtet për vendosjen e kontrollit të autoritetit të Prishtinës në veri të Kosovës dhe zbatimin e planit të Ahtisarit edhe në atë pjesë.
Në raportin e fundit, bën të ditur RTK, organizata vlerësoi se kjo gjendje lehtëson edhe vetë pozitën e Beogradit pasi pasi statuskuoja në veri të Kosovës rrezikonte qeverinë e aktuale.
Top Channel