Barrikada në Rudare afër Zvecanit vazhdon të qëndrojë edhe gjatë ditës
së martë, ndërkohë që rruga që të  çon nga Mitrovica në drejtim të pikës
kufitare Jarinje mbetet e bllokuar.

Sipas burimeve të Kosovapress, një numër serbësh vazhdojnë të respektojnë orarin e qëndrimit në barrikadë dhe ata ndërrohen çdo katër orë, ndërsa disa prej tyre vëzhgojnë qarkullimin e automjeteve edhe në pikat tjera ku ishin vendosur barrikada më parë.

“Dyqanet tregtare në veri të Mitrovicës janë të furnizuara me mallra nga Serbia dhe nuk vërehet mungesa e tyre”, thanë burimet, duke shtuar se mallrat po hyjnë rrugëve alternative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA