Seminari i 30-të ndërkombëtar për gjuhën dhe letërsinë dhe kulturën shqipe nisi punimet në kryeqytetin kosovar Prishtinë.

“Edhe sivjet, si herët e tjera presim shumë nga pjesa shkencore e seminarit, ligjëratat, referimet dhe kumtesat të cilat tradicionalisht janë të ndara në dy seksione. Seksioni i gjuhësisë, gramatika e gjuhës shqipe në tekstet shkollore, ndërsa seksioni letërsisë, letërsia shqipe e diasporës”, tha drejtori i seminarit, Bardh Rugova.

Fjalim me rastin e celjes së seminarit mbajti edhe Ministri i Arsimit i Kosovës, Rame Buja dhe intelektualë të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA