Një muaj pas marrjes së vendimit të qeverisë së Prishtinës për vendosjes e masave të reciprocitetit me Serbinë duket se qytetarët kosovarë nuk janë dëmtuar nga ndalimi i mallrave serbë.

Vlerësimet e Odës Ekonomike të Kosovës tregojnë efekte pozitive të vendimit.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu thotë se, gjatë kësaj kohe është ngritur prodhimi vendas, nuk është shënuar ngritje e theksuar e çmimeve dhe është shtuar numri i të punësuarve.

Sipas tij, një muaj pas vendimit të masave me Serbinë, Kosova dhe qytetarët e saj kanë dal fitues, ndërkohë dëmin më të madh e ka pësuar Serbia.

Por, ai rithekson se dëmin më i madh i Kosovës në këtë drejtim është në fushën e Tekomunikacionit, aviacionit dhe fusha të tjera por, jo në prodhimet bazë.

Gexhalliu shpreh shqetësim për ndërprerjen e masave. Sipas tij, masat e reciprocitetit do të vazhdojnë deri në një pikë, kur disa nga politikanët kosovarë të lidhur ngushtë me kontrabandën dhe krimin të mos dëmtohen rëndë nga kjo masë.

Rendimenti total i prodhimit të grurit këtë vit në Kosovë llogaritet në 330 mijë tonë grurë, ndërkohë Kosova ka nevojë për 420 mijë, bazuar në regjistrimin e vjetër të popullsisë prej 2.5 milionë banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA