Ministrja e Kosovës për Tregti dhe Industri, Mimoza Kusari-Lila, ka
thënë se në kufijtë me Serbine do të përdoren vetëm vulat me simbolet e
doganave të Kosovës.

“Të vetmet vula që do të përdoren në kalimet kufitare janë ato me simbolet e doganave të Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila, duke reaguar në shkrimet e medieve të Beogradit për propozimet e Serbisë që të përdoren vulat e dyfishta.

Ministrja e Kosovës, sipas RTK-së, ka thënë se ky propozim nuk është i pranueshëm për palën e Kosovës. Ajo ka vlerësuar se ka qenë e planifikuar që për vulat doganore të flitet që në fillim të procesit negociator, në mars, por “ekipi i Beogradit e ka komplikuar situatën dhe e ka sjellë gjendjen e tashme në terren”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA