Dy vende të tjera njohin pavarësinë e Kosovës
16/08/2011 14:40
Ka arritur në 79 numri i shteteve që kanë njohur deri më sot pavarësinë e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës,Behxhet Pacolli konfirmon zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës se Republika e Guinesë Conakry dhe Republika e Nigerit, janë shtetet e radhës të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Këto njohje vijnë pas aktivitetit të dendur lobues të zëvendëskryeministrit Pacolli, bën të ditur RTK.
Brenda ditës priten njoftime për detajet e këtyre njohjeve.
Top Channel