Ndërtimi i një ure në fshatin Prilluzë të Vushtrisë e cila synon të lidhë shumë fshatra shqiptarë dhe serbë me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, është bllokuar për disa orë nga banorët lokalë serbë.

Protesta e serbëve ka përfunduar pa ndonjë incident mirëpo ata kanë paralajmëruar edhe protesta të të tjera gjatë ditëve të ardhshme.

Arsyeja kryesore e bllokadës është ndërtimi i një ure që pritet të lidhë shumë fshatra shqiptarë me magjistralen e që duhet të kalojë nëpër Prilluzhë.

Megjithë kundërshtimet e banorëve serbë është arritur të vihet gurthemeli i ndërtimit të urës, çka është konfirmuar kryetari i Vushtrisë Bajram Mulaku.

Ndërtimi i urës e gjatë 110 metra do të mundësojë lëvizjen për 12 fshatra që shtrihen përgjatë Çiçavicës, ndërkohë që do të përfitojnë 15 mijë banorë të kësaj ane.

Ndërkohë, përfaqësuesi i serbëve Zoran Rakic ka thënë se “protesta do të mbahet çdo ditë deri në arritjen e një zgjidhjeje. Ndërtimi i urës do ta rritë trafikun dhe qarkullimin në fshat duke nxjerr probleme të reja për serbët”, ka thënë ai.

Sipas policisë, në bllokadën e rrugës kishin marrë pjesë rreth 2 mijë e 500 serbë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe KFOR-i, ndërsa gjithë situata është kontrolluar prej mëngjesit nga policia e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA