Sa të përpiktë janë punonjësit në orarin e paraqitjes në punë dhe qendrojnë për tetë orë të plota.

Për drejtuesit e njërës prej bashkive më të përparuara teknologjikisht në Europë, asaj të Triakallasë në Greqi, kjo pyetje tashmë do t’i përkasë të kaluarës. Keshilli bashkiak i qytetit apovoi në unanimitet instalimin e një sistemi për verifikimin e orareve të punonjësve të kësaj bashkie.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Trikallas, Jorgos Sturnaras, tashmë ka përfunduar tenderi dhe është përzgjedhur kompania që do të instalojë sistemin e mbikëqyrjes së orarit.

Punonjësit do të kenë të gjithë të instaluar në dorë një mikro chip, i cili do të verifikojë në kohë reale lëvizjet, oraret e paraqitjes në punë dhe ato të largimit prej saj.

Përveç orareve, sistemi do të ketë mundësi të monitorojë edhe funksionet jetike të organizmit të punonjësve dhe do t’i njoftojë ata për ndonjë problem shëndetësor që mund të kenë.

Sipas Sturnaras, instalimi i mikro chipit nuk prek privatësinë e punonjësve, pasi ai është programuar të funksionojë vetëm 5 ditë të javes dhe jo në ditët e pushimit.

Të dhënat e gjeneruara nga sistemi nuk do të përpunohen për përdorim të jashtëm.

Mbështetësit e iniciativës besojnë se respektimi i orarit do t’i detyrojë punonjësit të rrisin produktivitetin e tyre.

Bashkia Trikalla renditet në vendet e para të Europës për përdorimin e teknologjisë së lartë.

Atje interneti është për të gjithë banorët, ndërsa është vendi që instaloi për herë të parë në Europë sistemin e parkimit me celular.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA