Timoshenko mbetet në burg

12/08/2011 01:05

Për herë të pestë, gjykatat ukrainase i refuzuan avokatëve të ish-kryeministres, Julia Timoshenko, kërkesën për lirimin e saj.

Gjykata në qytetin e Pechersk refuzoi kërkesën e radhës së përfaqësuesve ligjorë të Timoshenkos të cilët kishin kërkuar lirimin e saj me kusht.

Julia Timoshenko akuzohet se ka ndërhyrë tek kompania shtetërore Naftogaz për të nënshkruar një marrëveshje me kompaninë ruse, Gazprom për importin e gazit në Ukraine pa vënë më parë në dijeni qeverinë.

Ajo u prangos gjatë seancës së parë gjyqësore “për ofendim dhe kërcënim të trupit gjykues dhe dëshmitarëve”.

Për procesin gjyqësor ndaj Timoshenkos u prononcua edhe presidenti Janukovic. Ai refuzoi kërkesat për të ndërhyrë pranë gjykatës për lirimin e saj duke e quajtur këtë veprim si cënim të pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Top Channel