Japoni, tërmet pranë Fukushimas

12/08/2011 00:45

Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter u regjistrua në orët e natës mes së enjtes dhe të premtes në veri të Japonisë, me epiqendër në afërsi të rajonit të Fukushimës në një thellësi prej 50 kilometrash.

Autoritetet nuk dhanë alarm për tsunami dhe njoftuan gjithashtu se nuk ka asnjë problem për centralin bërthamor të Fukushimës.

Gjithsesi, popullsia u paralajmërua për mundësinë e lëkundjeve të tjera dhe qendrimit në gatishmëri për cdo situatë të mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA