Bllokada ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ndikoje që të
humben gjysmë miliardi euro vetëm nga ana e Serbisë. Ndërkaq efekti për
bizneset tregtuese të Kosovës ende nuk dihet.

Zyrtarët serbë kanë vlerësuar se kriza nuk mund të ndikoje shumë në ekonominë e vendit, megjithëse është pritur zhbllokimi më i hershëm i mallrave. Një nga temat që pritet të diskutohen me 5 shtator në takimin e grupeve të bisedimeve është edhe problemi i tregtisë.

Ndonëse ekziston mundësia e eksportit në Kosovë nga vendet tjera, procedura është shumë e vështirë. Petrashin Jakovljevic, drejtor i kompanisë “Metallac”, ka theksuar se problemi do të ishte me deklarimin e origjinës së mallrave dhe jo me faktin se nga kanë kaluar këto mallra.

Sipas tij, kjo nuk i leverdisë as Qeverisë së Kosovës për shkak se dëmton tregun. Megjithatë, një pjesë e statistikave jozyrtare nga organizata të ndryshme tregojnë se rreth 40 për qind të mallrave që janë tregtuar nga Kosova për në Serbi janë futur duke shmangur tatimet. Bllokada ekonomike ka bërë që shumë vende të rajonit të rrisin interesimin për tregun e Kosovës, e sidomos bizneset e Malit të Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA