Siria, Turqia: Ndal vrasjes së civilëve

10/08/2011 02:35

Turqia dërgoi ministrin e saj të jashtëm në Siri në përpjekje për të bindur qeverinë siriane të ndalojë vrasjen e civilëve.

Shefi i diplomacisë turke Ahmet Davutoglu u takua në Damask me presidentin, Bashar al Assad të cilit i kërkoi t’i hapë rrugë reformave drejt një sistemi shumëpartiak.

Davutoglu tha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin Assad se biseda ishte paqësore dhe mirëkuptuese. Ai theksoi se kohë kritike presin sirinë dhe sirianët dhe ftoi Assad të marrë një vendim që është në përputhje me atë cfarë do populli i tij.

Por ndërsa dy politikanët zhvillonin takimin e tyre ushtria siriane vrau 30 persona në një qytet në kufi me Turqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA