Bursat, reagime pozitive në Azi

10/08/2011 11:45

Tregjet aziatike reaguan pozitivisht ndaj vendimit të rezervës federale
për ruajtjen e normave aktuale të interesit, ndërsa Wall Street-i pati
ditën e vet më të mirë në gati dy vjet.

Me normat e interesit më të ultat në histori, banka qendrore amerikane nuk njoftoi ndonjë ulje te metejshme te tyre apo ndryshim të politikave, e po keshtu, as ndonje raund të ri lehtesimesh monetare.

Megjithate, kaq mjaftoi per t’u dhene hov tregjeve te aksioneve ne Azi, ku indeksi Nikkei i Japonise u rrit me 1% dhe ai Hang Seng i Hong Kongut, fitoi 2.7%. e njejta situate u regjistrua edhe ne Europe. Analistet ndajne sidoqofte bindjen se luhatjet ne bursa do te vazhdojne ne mesin e frikes mbi nje ngadalesim te rritjes globale.

Investitoret jane te nervozuar, dhe fakti qe rezerva federale nuk njoftoi ne takimin e hartuesve te politikave te saj, asnje mase te re per te nxitur ekspansionin, sic do te ishte psh nje pakete stimujsh ekonomike, e ushqen edhe me shume drojen e tyre. nje pjese  e tyre, thone ekonomistet, do te mbeten te zhgenjyer nga fakti qe banka qendrore amerikane nuk shkoi me tej, ne nje kohe kur disa prisnin prej saj veprime të shpejta dhe agresive, si reagim ndaj uljes së vlerësimit të kreditimit, rritjes ekonomike ne stanjacion dhe trazirave në tregjet financiare.

Rezerva federale nuk perjashtoi veprime te metejshme në të ardhmen, dhe e beri me dije se Komisioni i Tregut të Hapur ka diskutuar nje game të gjerë mjetesh të gatshme për të nxitur rimëkembjen ekonomike. defiçiti  1,5 trilion dollarësh nuk i jep hapësirë të duhur qeverisë federal per te stimuluar rritjen, dhe kjo eshte arsyeja perse administrata e Presidentit Obama kërkon masa afatshkurtëra për nxitjen e krijimit te vendeve të punës dhe aktivitetet e konsumatorëve, ndërkohë që pretendon përpjekje afatgjata për shkurtimin e defiçitit dhe ngadalësimin e rritjes së borxhit kombëtar.

Top Channel