 Popullariteti i Macron bie në 11%, presidenti francez barazon paraardhësin François Hollande si më pak i pëlqyeri
																		
					
					
					
						Popullariteti i Macron bie në 11%, presidenti francez barazon paraardhësin François Hollande si më pak i pëlqyeri						 
								
			Përkrah qindra manifestuesve që protestojnë kundër arrestimit të
ish-kryeministres ukrainase Yulia Tymoshenko, në fushë kanë zbritur edhe
kundërshtarët e saj. 
Rreth 200 simpatizantë të presidentit Viktor Yanukovich janë vendosur përpara gjykatës së qarkut të Pecerskut, në Kiev, për të kërkuar të kundërtën, dënimin e heroinës së Revolucionit Portokalli të vitit 2004.
Tymoshenko akuzohet për abuzim me anë të detyrës, për imponimin ndaj kompanisë shtetërore të energjisë, “Naftogaz”, një marrëveshje me rusen “Gazprom”.
Dyshohet se ajo e ka bërë këtë veprim në vitin 2009 pa konsensusin e qeverisë të udhëhequr nga vetë ajo.
Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, Tymoshenko kundërshtoi apelin e gjyqtarit për t’u ngritur në këmbë, duke deklaruar se, një veprim i tillë do të ishte njësoj sikur të gjunjëzoheshe para mafias.
Top Channel