
Një gjykatë turke urdhëroi arrestimin e 7 gjeneraleve dhe admiraleve vendas të akuzuar për komplot kundër qeverisë.
Kreret ushtarake dhe te Marines kane qene nen hetim per perfshirjen e supozuar te tyre ne krijimin e disa ëebsite-ve anti-qeveritare ne vitin 2009. Ne mesin e tyre eshte edhe gjeneral Nusret Tashdeler, shef i komandes edukative te ushtrise dhe gjenerali Ismail Pekin, shef i Shtabit te Inteligjences.
Dhjetera oficere te tjere te larte jane ne arrest per shkak te nje hetimi te vecante mbi komplotimin e mundshem per organizimin e nje grushti shteti. Kater komandante ushtarake, nder te cilet edhe vete shefi i shtabit Ëshëk Koshaner, dhane doreheqjen 10 dite me pare ne shenje proteste ndaj burgosjes se oficereve si pjese e te ashtequajturit ‘operacioni cekani’.
Komploti, sipas zyrtareve, kishte nisur te thurej ne vitin 2003 ne nje baze ushtarake te Stambollit dhe perfshinte plane per te vendosur bomba neper xhami e per te provokuar tensione me Greqine qe do ta zhysnin turqine ne kaos politik, duke perligjur keshtu nderhyrjen e ushtrise per te marre ne dore drejtimin e vendit.
Top Channel