Të drejtat e njeriut, OKB: Probleme në Irak
09/08/2011 02:30
Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi raportin për vitin 2010 të të drejtave të njeriut në Irak.
Në këtë raport theksohen probleme të rënda në fushën e të drejtave të njeriut, vecanërisht të të drejtave të grave dhe fëmijëve.
OKB vëren se dhuna nga ekstremistët, problemet ekonomike dhe sistemi i brishtë gjyqësor nuk ndihmojnë në fushën e të drejtave të njeriut. Megjithatë, OKB thotë se ka patur përparime në disa fusha.
Top Channel