Rumsfeld, probleme me drejtësinë
09/08/2011 01:45
Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld mund të përballet me drejtësinë amerikane nën akuzën e torturës.
Gjykata e Apelit në Cikago u dha të drejtë dy shtetasve amerikanë, Donald Vance dhe Nathan Erthel të cilët në vitin 2006 pohuan se ishin rrëmbyer, mbajtur me dhunë dhe torturuar në një kamp të ushtrisë amerikane në Irak.
Vance dhe Erthel gjatë qendrimit në Irak kishin punuar për llogari të kompanisë, Shield Group Security.
Top Channel