
Londra ka kaluar natën e tretë të akteve të dhunës, që është përhapur edhe në qytete të tjera të Anglisë.
Rreth 1700 policië shtesë u vendosën për të ruajtur sigurinë në kryeqytet, ku dyqane të shumta u plackitën dhe shumë ndërtesave iu vu flaka.
Edhe në qytete të tjera si Liverpul, Birminghem, Notinghem dhe Bristol u regjistruan gjithashtu akte dhune.
Ndërkohë, nurmi i personave të arrestuar lidhur me aktet e dhunës ka shkuar në 450, ndërkohë që ndaj 69 të tjerëve janë ngritur akuza për keqbërje.
Sipas Scotland Yard, tre vetë u arrestuan të martën nën dyshimin për tentativë vrasjeje të një oficeri policie që u godit nga një makinë në Brent, në veri-perëndim të Londrës, teksa përpiqej të ndalonte dy plackitës.
Ndërkohë, kryeministri David Cameron ndërpreu pushimet në Itali dhe pritet që të thërrasë komitetin qeveritar të emergjencave.
Top Channel