Zhvlerësimi i SHBA-ve, S&P mbron vendimin

07/08/2011 16:00

Standard & Poor’s lëshoi një bombë pas mbylljes së tregjeve ditën e premte: uljen e Shteteve të Bashkuara nga AAA në AA+ ishte një poshtërim për vendin që e vuan thellësisht mundësinë e dobësimit.

Nga ana tjetër, vendimi i agjencisë së klasifikimit, përforcoi edhe njëherë idenë e hershme se politikanët në Uashington dhe zënkat e tyre mbajnë fajin e sëmundjeve të kahershme të Amerikës, thotë BBC.

Standard & Poor’s vazhdon t’i qendrojë vendimit të saj që gjithmonë e më shumë është duke u kritikuar nga zyrtarët amerikanë si një hap i nxituar dhe i mbështetur në informacione të rreme.

Drejtues të agjencisë këmbëngulin se vendimi i tyre për uljen e besueshmërisë së kredimarrjes së SHBA-së është i drejtë dhe fajësuan Kongresin që zgjati me muaj të tërë debatin lidhur me reduktimin e deficitit dhe arriti marrëveshje shumë vonë dhe jo në nivelin e duhur.

Marrëveshja parashikon shkurtimin e deficitit me 2 trilion dollarë për 10 vjet. Standard & Poor’s kishte bërë thirrje për 4 trilion dollarë kursime. Agjencia e kreditit vuri në dyshim gjithashtu aftësinë e ligjvënësit tejet të përcarë amerikan për të zbatuar planin.

Departamenti i Thesarit kritikoi vendimin e Standard & Poor’s duke e cilësuar gjykimin e kompanisë të gabuar dhe thotë se përllogaritjet e kompanisë kanë një gabim prej 2 trilion dollarë. Standard & Poor’s e pranoi gabimin, megjithatë ka zgjedhur që t’i përmbahet deri në fund vendimit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA