Pas zhvlerësimit të kredimarrjes së Shteteve të Bashkuara, nga AAA në AA+, Standard & Poor’s nuk mohon një tjetër zhvlerësim në të ardhmen.
Kreu i agjencisë së kreditimit tha për mediat se mundësia për një tjetër zhvlerësim të Shteteve të Bashkuara është reale. Duke folur për Reuters, John Chambers vlerësoi se në të ardhmen deficiti amerikan do të rritet edhe më shumë dhe se ekzistojnë mundësitë reale në raport 1 me 3 që të ketë një tjetër zhvlerësim për aftësinë e kredimarrjes për SHBA-në.
Më herët, S&P mbrojti vendimin e saj për zhvlerësimin e SHBA-ve nga AAA në AA+, duke thënë se ai është i drejtë e duke fajësuar për këtë hap Kongresin amerikan, që sipas saj, me vonesat për arritjen e një marrëveshje coi në të tillë situatë.
Top Channel