Siri, vazhdon shtypja e protestave

07/08/2011 21:00

Shkon në 57 numri i viktimave të si pasojë e raprezaljes së ushtrisë ndaj protestuesve në lindje të Sirisë.

Shifrat konfirmohen nga aktivistët për të drejtat e njeriut sirianë të cilët thonë se në Dayr az Zor janë vrarë mbi 38 persona, ndërsa 16 të tjera janë vrarë në Hula, në afërsi të Homsit.

Dhuna e forcave të ushtrisë ndaj civilëve tashmë është përshkallëzuar në të gjithë Sirinë, ndërsa presidenti vendas e quan këtë aksion si legjitim për mbrojtjen e atdheut nga kriminelët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA