Siri, Assad: Po veprojmë kundër kriminelëve
07/08/2011 14:10
“E kemi për detyrë të marrim masa ndaj kriminelëve.”
Kështu është shprehur presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, ndërkohë që edhe sot vazhdojnë të vijnë lajme për vrasje të tjera në radhët e manifestuesve anti-qeveritarë nga ushtria.
“Është detyra jonë të veprojmë kundër atyre që bllokojnë rrugët, izolojnë qytetet dhe terrorizojnë banorët. Shteti është ai që duhet të mbrojë qytetarët e tij”, u shpreh Assad.
Top Channel