“Pranvera arabe” përfshin edhe Izraelin. Qindra-mijëra persona zbritën në rrugët e Tel Avivit dhe qyteteve të tjera dy javë më parë izraelite për të protestuar kundër gjendjes së rënduar ekonomike dhe cmimeve gjithnjë e në rritje.
Protestuesit madje e krahasonin kryeministrin e tyre, Benjamin Netanyahu me diktatorët e vendeve arabe. Ata mbanin në duar pankarta ku vihej barazia mes Mubarakut, Assadit dhe Netanjahut.
Protestuesit thonë se cmimet dhe papunësia tashmë janë të papërballueshme dhe kërkojnë reforma të menjëherëshme.
Pikërisht për reforma njoftoi ditën e sotme vetë kryeministri Netanjahu. Madje ai tha se brenda këtij muaji do të ngrihet një komision ndërministrial dhe ekspertësh të cilët pasi të dëgjojnë grupet e interesuara, përfshirë sindikatat dhe industrialistët, duhet t’i paraqesë qeverisë pakon e reformave që do të miratohet menjëherë.
Top Channel