Franca dhe Gjermania ranë dakort të forcojnë mekanizmin anti-krizë që do të përdoret për të ndihmuar shtetet në vështirësi financiare për shkak të borxhit.
Në një komunikatë të shpërndarë nga presidenca franceze thuhet se kjo është ajo cka ka arritur kancelarja gjermane, Angela Merkel në bisedime me presidentin francez, Nikolas Sarkozi.
Nuk jepen detaje për mënyrën e forcimit të mekanizmit. Nisur nga situata e rënduar në të cilën ndodhet Italia, si Franca ashtu edhe Gjermania mbështetën planet e qeverisë italiane për balancimin e bilancit brenda 2013-s.
Ndërkohë, BQE është mbledhur për të diskutuar mundësinë e blerjes së borxhit italian për të shmangur luhatshmëritë në bursë. Ëall Street Journal shkruan se Banka Qendrore Europiane po shqyrton gjithashtu mundësinë për të blerë edhe borxhin e Spanjës.
Një përfundim pritet të dalë në orët e vona, pak para se të hapen bursat aziatike.
Top Channel