SHBA, bie besueshmëria

06/08/2011 12:00

Për të parën herë në historinë e tyre, Shtetet e Bashkuara kane humbur
vleresimin 3 A, duke u ulur ne klasifikim ne AA+ nga agjensia e ratingut
Standard & Poor.(UPDATE)

Ne nje levizje te paprecedent, agjensia vendosi te ule shkallen e besueshmerise per kredimarrje te Amerikes, me arsyetimin se masat e ndërmarra nga Kongresi Amerikan ne lidhje me deficitin gjigant shtetëror, nuk janë të mjaftueshme për stabilizimin e gjendjes ekonomike.

Riklasifikimi i S&P erdhi pas ore te tera mosmarreveshjesh me departamentin e thesarit. Draft-vendimi i agjensise ra ne doren e sekretarit te thesarit Timothy Geithner qe te premten ne oren 13:30, me oren lokale. Dhe pergjigja e tij ishte nje akuze: Agjensia. Sipas Geithner, kishte gabuar ne llogaritje me 2.000 miliarde dollare.

Standard and Poor  e vonoi shperndarjen e komunikates qe u be publike vetem disa ore me vone. ulja e klasifikimit pasqyron pikëpamjen e tone se “efektiviteti, stabiliteti dhe parashikueshmëria e hartimit të politikave dhe institucionet politike amerikane janë dobësuar në një kohë sfidash fiskale dhe ekonomike”.

Tavani i borxhit, thekson presidenti i Komitetit te Vleresimit te Agjensise, John Chambers, duhet te ishte ngritur perpara per te shmangur uljen e besueshmerise. Per ekspertet, vendimi i Standard & Poor’s, me shume sesa prakti, mund te kete nje efekt psikologjik.

Moody’s e Fitch e kane mbajtur rating-un e tre A-ve per Shtetet e Bashkuara, dhe zhvleresimi i nje agjensise te vetme, konsiderohet i menaxhueshem. Presidenti Obama dhe Kongresi amerikan arritën një marrëveshje para skadimit të afatit të martën për ngritjen e tavanit të borxhit prej 14.3 trilionë dollarësh, duke shmangur mospagimin e detyrimeve financiare të qeverisë. Marrëveshja parashikon uljen e deficitit me më shumë se dy trilionë dollarë gjatë 10 vjetëve të ardhshme. S&P kishte bërë thirrje për katër trilionë kursime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA