SHBA duhet të bëjnë më shumë për frenimin e problemeve të reja ekonomike, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë, pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi borxhin.
Zëdhënësi Jay Carney tha se bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit për të shmangur një “default” morën shumë kohë dhe kishin shumë ndarje.
Deklarata e presidencës vjen një ditë pasi agjencia e rejtingut Standard & Poor’s degraduan vlerësimin për ekonominë amerikane nga ai maksimal AAA në AA+.
Pasiguria për marrëveshjen në Shteteve të Bashkuara coi në një tronditje të thellë të tregjeve financiare botërore gjatë kësaj jave.
Ekzistonte frika se SHBA mund të hynin drejt një recesioni të dyfishtë dhe se kriza e borxhit të brendshëm në Eurozonë mund të përhapej edhe në Itali e Spanjë.
Kompromisi mbi borxhin amerikan, që kaloi në Senat ditën e martë, ngriti kufirin me 2.4 trilionë dollarë nga 14.3 trilionë që ishte, duke siguruar kursime prej 2.1 trilionë në 10 vjet.
Top Channel