Obama, hidhërim për viktimat në Afganistan
06/08/2011 18:10
Presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur hidhërimin e tij për vdekjen e 31 ushtarëve amerikanë në Afganistan.
Presidenti është shprehur se, kjo ngjarje kujton sakrificat e jashtëzakonshme të kryera nga burrat dhe gratë e ushtrisë amerikane.
“Mendimet dhe lutjet e mia u drejtohen atyre. Do të marrim frymëzim nga ata për të vazhduar punën për t’i dhënë siguri vendit tonë”, ka deklaruar Obama.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur gjithashtu keqardhjen e tij edhe për shtatë ushtarët afganë që po udhëtonin bashkë me amerikanët.
38 ushtarët humbën jetën pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua pasi u godit nga një raketë e qëlluar nga guerrilasit talebanë.
Top Channel