Londër, jo sherifit USA në Scotland Yard
06/08/2011 16:00
Në Londër ka rënë hipoteza për të pasur në krye të Scotland Yard “superpolicin” amerikan Bill Bratton, pas dorëheqjes së ish-komisarit Stephenson, i përfshirë në skandalin e përgjimeve.
Bratton, ish-shef i policisë së Nju Jorkut në kohën e Rudy Giuliani, ishte kandidati ideal i kryeministrit David Cameron.
Por ky opsion është kundërshtuar nga Theresa May, sekretare e Shtetit për Cështjet e Brendshme, pasi prish traditën që në krye të policisë të jenë vetëm shtetas britanikë.
Policia metropolitane britanike është e njohur për prestigjin e saj, por së fundmi është përfshirë në një sërë skandalesh, mes të cilave ai i përgjimeve nga “News of the World”.
Top Channel